Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Gashi për gjuhën e fushatës: Ata shaj Kurtin me nanë, e po presin me ju thanë ti je djalë i mirë!

Gazeta10
07 Shkurt 2025 - 21:31

Analisti politik, Blerim Gashi ka komentuar gjuhën e ashpër nga liderët e partive politike përgjatë fushatës zgjedhore.

Gashi ka thënë se më e papranueshme se gjuha e ashpër është shkatërrimi dhe vjedhja e shtetit, çka sipas tij, këto veprime i kanë bërë qeverisjet e kaluara.

“Ma turp dhe ma marre dhe ma e papranueshme ka qenë me e shkatërru, me vjedh, me rrejtë, mos me lanë mu zhvillu dhe me i trash xhepat e vet politikanët e establishmentit të vjetër”, ka thënë Gashi.

Tutje, ai ka thënë se Kurti u është kundërpërgjigjur opozitës me gjuhën e njëjtë që ata i janë drejtuar.

“Çdo moment ke pasë sulme të tipit që Albini është njeri i Serbisë dhe tash ata po presin nga kryeministri Kurti që ti shan me nanë dhe ai me thanë që je çikë apo djalë i mirë, unë besoj që është absurde”, ka theksuar Gashi.  /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.