Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Gashi kritikon partitë: Mungesë solidarizimi me ikjen e tre të rinjve në Jabllanicë!

Gazeta10
02 February 2025 - 20:33

Komentatori politik, Blerim Gashi ka kritikuar partitë politike në vend për mungesë të solidarizimit me ikjen e tre të rinjve të cilët humbën jetën tragjikisht në Jabllanicë të Gjakovës.

Sipas Gashit, partitë politike do të duhej t’i ndalonin të gjitha aktivitet këtë të diel për hir të kësaj tragjedie.

“Në kësi situate të tragjedisë së fëmijëve të rinj është tërësisht e papranueshme dhe e pakuptueshme me vazhdu me ba biznes si gjithë. E konsideroj tërësisht të panevojshme dhe plotësisht gabim”, ka thënë Gashi.

Gashi ka theksuar se partitë politike do të duhej të solidarizoheshin me familjet e të ndjerëve.

“E konsideroj si një mungesë të solidarizimit momentale, të cilët familjet, komuniteti atje dhe krejt Kosova po e kalon. Na mujna me prit edhe një ditë mos me ba kampanjë”, ka thënë Gashi. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.