Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Gashi kritikon qeverisjet e kaluara, por nuk kursen as LVV-në: Qasje e gabuar ndaj sektorit energjetik

Gazeta10
25 December 2024 - 22:26

Analisti politik, Blerim Gashi ka thënë se qeverisë aktuale i ka munguar strategjia e duhur ndaj sektorit energjetik.

“Politikat energjetike dhe qasja ndaj tranzicionit të gjelbër dhe ndërtimit të kapaciteteve të reja energjetike si pjesë e zhvillimit ekonomik fatkeqësisht sipas mendimit është që nuk i kanë dalë në kry asnjana qeveri”, ka thënë Gashi në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.

Megjithatë, Gashi ka theksuar se strategjitë në sektorin e energjisë kanë qenë edhe më keq në qeverisjet e kaluara.

“Qeveritë e kaluara kanë qenë edhe ma zi. Ato tjerat edhe e kanë vjedh edhe e kanë shkatrru. Mungesa e kapaciteteve në këtë strategji për energjinë të kësaj qeverie është e frikshme. Njana prej mangësive themelore të LVV-së ka qenë politika e gabuar në sektorin energjetik”, ka thënë Gashi. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.