Politiko

Gashi: Në aspektin juridik, gjendja në veri me kryeministrin Kurti është rënduar

Gazeta10
23 Janar 2025 - 22:16

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka kritikuar kryeministrin e vendit, Albin Kurtin për keqqeverisje.

Gashi ka thënë se Kurti në fushata zgjedhore po e shpërfaq një gjendje të tij të rënduar emocionale.

“Kualifikimi i tij politike tregon për një gjendje të rënduar të kryeministrit. Kryeministri i cili ka qeverisur katër vjet, nuk ka asnjë rezultat për çka me fol”, ka thënë Gashi.

I pyetur nga gazetari Sadiku për veriun, Gashi ka thënë se gjendja juridike atje është përkeqësuar.

“Suksesi në veri i ka dy shtylla kryesore. Në aspektin juridik, gjendja në veri me kryeministrin Kurti është e rënduar. Në aspektin faktik, pas sulmit në Banjskë ka prezencë të shtuar të Policisë së Kosovës dhe ka mungesë të demonstrimit publik të strukturave kriminale”, ka thënë Gashi.

Tutje, ai ka thënë se gjendja aktuale në veri nuk mund të jetë stabile. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.