Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Gashi: Nuk ka tendencë të pushtetit për kapjen e KPM-së

Gazeta10
17 January 2025 - 22:00

Besnik Berisha është zgjedhur kryetar i ri i Komisionit të Pavarur për Media (KPM) të premten, në një proces që u kundërshtua nga kryetari i tanishëm, Jeton Mehmeti.

Analisti politik, Blerim Gashi ka thënë se nuk ka tendencë të pushtetit për “kapjen” e KPM-së, ngaqë siç tha ai, po të kishin dashur këtë do ta kishin bërë më herët.

Sipas Gashit, këtë tendencë po e paraqesin vetëm mbrojtës të të drejtave të gazetarëve, për faktin që po preken medie të caktuara.

“U dridh mali. Po kjo është njana prej tendencave dhe kapaciteteve të vobekta të të ashtëquajturave të mbrojtësve të të drejtave të gazetarëve, të cilët veç kur preken mediat e caktuara…”, ka thënë Gashi.

Ndryshe, katër prej pesë anëtarëve të bordit të KPM-së votuan për ta zgjedhur Berishën për një mandat dyvjeçar – disa ditë para se t’i mbarojë mandati kryetarit të tanishëm, më 21 janar. /Gazeta10/

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.