
Debate e mospajtime ka pasur mes komentatorëve politikë, Blerim Gashit dhe Shqipe Pantinës lidhur me mundësinë që Lëvizja Vetëvendosje të bëjë koalicione me partitë e tjera.
Pantina ka deklaruar se nuk mund të përjashtohet mundësia që Lëvizja Vetëvendosje të bëjë koalicion me partitë e tjera.
“Te Vetëvendosje pyetja një milion dollarëshe është nëse dojnë me hjek dorë nga pozita e kryeministrit ose jo”, ka thënë Pantina.
Megjithatë, Gashi ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje në asnjë mënyrë nuk heq dorë nga pozita e kryeministrit.
“Pyetja është a do të heqë dorë VV nga parimet e veta e që është ky është ky farë SPAK-u i Kosovës me gërshanë, a do të heqë dorë nga byroja nga Prokuroria Speciale për krim dhe korrupsion?”, ka thënë Gashi.
“Ato ka hjek moti”, ka thënë Pantina.
“Ti mendon që ka hjek, unë mendoj që s’i ka hjek”, ka thënë sërish Gashi. /Gazeta10/