
Komentatori politik, Blerim Gashi ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës megjithëse emrin e programit e ka fryma e re, në brendi ka edhe njerëz të vjetër në mendësi.
Në debat me Zogajn e LDK-së, Gashi ka thënë se nuk mund të thuhet që e kanë listen më të mirë në dekada.
“Kryetarin e keni z.Zogaj. Kur thoni e keni listen ma të mirë në dekada, ajo listë po që ka emra të rinj, por ka edhe emra si puna jote të ri e të kandshëm që din me punu, por ka edhe asi bash në të kundërten tane”, ka thënë Gashi.
Gashi ka theksuar se partia ka nevojë për emra të rinj dhe jo emra të vjetër.
“Kur thu pa afera, të papërmendun, më duket që po harron që e ke Gaz Muhaxherin në listë, po harron që e ki Lutfi Hazirin në listë. Nuk po tham që janë të kurruptum, por janë emra të vjetër”, ka thënë ai. /Gazeta10/