Lajme

Gashi për raportin me aleatët ndërkombëtar: Situata nuk ka qenë asnjëherë më keq në historinë e re të Kosovës

Gazeta10
26 Shtator 2024 - 21:32

Në “Politiko me Kushtrim Sadikun” deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka deklaruar se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka ambincie territoriale për rajonin ballkanik, raporton Gazeta10.

“ E them me bindje, Vuçiqi është person i ligë, i rrezikshëm për paqen dhe sigurinë në Kosovë e rajon. Ka ambicie territoriale edhe në Kosovë, Maqedoni, Bosnje e Kroaci”, deklaroi Gashi.

E sipas tij, raportet me aleatët ndërkombëtar nuk kanë qenë ndonjëherë më keq se tani.

“Ne duhet të shohim se cili është pozicioni startegjik i Kosovës, me Ibrahim Rugovën në krye Kosova ka ndërtuar rrugën e partneritetit. E sot i kemi të cenuara raportet me aleatët tanë ndërkombëtarë. Situata me raportet ndërkombëtare nuk ka qenë asnjëherë më keq në historinë e Kosovës”, tha ai. /Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.