Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Gashi përplaset me Muratin për të hyrat e komunave: Keni tendencë t’i interpretoni gjërat mbrapsht

Gazeta10
06 April 2023 - 12:02

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka paralajmëruar prishje të konsensusit për marrëveshjet ndërkombëtare në rast se “Qeveria prek të hyrat vetanake” të komunave.

Ai tha se kjo gjë s’do të lejohet të ndodhë në Kuvend meqë të hyrat vetanake të komunave janë të rregulluara me ligj dhe Kushtetutë, raporton Gazeta10.

“Si GP e kemi dhënë kontributin tonë edhe për ligjin për buxhetin. Qysh po e interpreton ministri është e padrejtë.  Në paaftësinë e tij të menaxhimit të çështjes, po tenton të prekë në mënyrë të drejtpërdrejt atë që është e paprekshme. Ligjin për vetëqeverisje lokale. Kushtetuta parasheh vetëqeverisjen lokale dhe autonominë financiare.  Të hyrat vetanake janë të paprekshme dhe s’ka shans dhe në asnjë formë, asnjë rrethanë të hyrat vetanake të merren. Vetëqeverisja lokale është shumë specifike në Kosovë. Financat lokale rregullohen me ligj,”, ka thënë ai.

Menjëher pas kësaj  Murati ka bërë një replikë dhe  tha se nëse e bën këtë e shkel Ligjin për Buxhetin.

“Konsideroj që tashmë debati për këtë çështje kishte përfunduar në seancën për buxhetin. Nëse keni pasë problem si GP që ta përktheni atë që keni menduar. S’mund ta shkelim ligjin e buxhetit”.

Gashi iu është përgjigjur asaj se çfarë tha Murati duke thënë se këto burime janë vëtanake dhe nuk keni shancë qe paret e komunave me i marrë.

“Keni tendencë t’i interpretoni gjërat mbrapsht. Nuk ki me pasë shancë që paret e komunave me i marrë. Janë burime vetanake, si me ja marrë dikujt paret prej xhepit. Kot je duke u munduar me bo arsyetime palidhje. Po do me prish koncensusin për marrëveshje ndërkombëtare”. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.