Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Gashi: Presioni ndërkombëtar mbi Serbinë – s’është e përkushtuar për marrëveshje

Gazeta10
13 December 2022 - 23:36

Drilon Gashit, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare ka vlerësuar se kërkesa e presidenti serb, Vuçiq për futjen e trupave serbe në Kosovë, nuk do të jetë e fundit.

Gashi në Prime Time tha se presioni ndërkombëtar është mbi serbin për shkak të vendosjes së barrikadave në veri të Kosovës.

Ai ka përmendur edhe porosit e dy emisarëve të SHBA-së dhe BE-së të cilët kanë qëndruar në Kosovë, të martën e kësaj jave, shkruan Gazeta10.

“Është shumë me rëndësi që Escobar tha se Amerika refuzon kategorisht refuzon një kërkesë serbe për futjen e trupave serbe në Kosovë. Escobar në vazhdimësi ka theksuar se SHBA-të ofrojnë garanci për sigurinë e Kosovës, dhe që Kosova është e sigurt që NATO mbetet në Kosovë. Serbia po bën një eskalim të gjuhës”, ka pohuar Gashi në Prime Time.

Gashi tha se shteti serb me lëvizjet e fundit karshi Kosovës, është duke shfaqur mosbashkëpunim për të arritur një marrëveshje për normalizim ndërmjet dy vendeve.

‘Serbia nuk do ta ndal këtë, me këtë kërkesë të fundit. Në dialog ndërmjet dy vendeve, Serbia vazhdimisht po shfaqet si mosbashkëpunuese. Kur e kemi pas rastin e kompromisit për targat, kemi parë që Serbia po e shton presionin dhe po e shfaq mosdëshirën e saj që të jetë e fokusuar për marrëveshje me Kosovën dhe për ta përmirësuar gjendjen në very”, tha tutje Gashi.

Ai ka shtuar se procedurat ligjore duhet të ndiqen edhe për policing ser btë dyshuar për sulmin ndaj Policisë së Kosovës. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.