
Reshjet e shiut kanë shpërndar turmat protestuese të serbëve që ishin të mbledhur në afërsi të objektit të komunës së Zveçanit.
Aktualisht në afërsi të këtij objekti janë duke qëndruar vetëm pjesëtarë të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës.
Gazetarja e Kanal10, Gentiana Gashi ka treguar në Info10 se rreth objektit të komunës janë vendosur barrikada duke e bllokuar atë pjesë për qytetarë e gazetarë, shkruan Gazeta10.
“Në mëngjës kishte një numër teë protestuesve sere në afërsi të komunë së Zveçanit. Por, tani janë vetëm pjesëtarët e KFOR-it duke qëndruar këtu. Që një orë sa ne jemi dukë qënruar këtu s’ka pasur asnjë tensionim të sitatës. Në afërsi të komunës janë vendosur barrikada, ku s’lejohet depertimi i gazetarëve e as qytetari. Kryetari i komunës nuk ndodhet brenda objektit të komunës, ai detyrën e tij po e kryen përmes zyrës së komunitetit që ndodhet në fshatin Kelmend të Zveçanit.”, tha gazetarja Gashi në Info10./Gazeta10