Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Gashi: Vëmendja ndërkombëtare për veriun, mund të sjell marrëveshje Kosovë-Serbi

Gazeta10
13 December 2022 - 23:51

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Drilon Gashi se SHBA-të po mundohen të sigurojnë që Serbia mos të jetë një bllokad në rrugën e integrimit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Ai ka thënë, se në rast të mos-arritjes së një marrëveshjes mes dy vendeve, do të kemi një të ardhme të paqartë për të dyja shtetet, raporton Gazeta10.

‘Nuk mund të presim që do të ndryshoj diskursi i Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë. Besoj që do të jetë më e ashpër sesa kemi parë më herët. Në një far forme kjo situatë po korrë më shumë vëmendje më nga BE-ja dhe SHBA-të. Kjo po shkakton nervozizëm e vëmendje sesa lufta në Ukrainë. Me këtë vëmendje besoj që ka mundësi që arrihen marrëveshje tjera, sidomos për ato që është përfolur së fundmi”, tha Gashi në Prime Time.

Sipas tij, se me arritjen e marrëvshje ndërmjet dy shteteve, njohja e Serbisë ndaj pavarësisë së Kosovës mund të bëhet e parëndësishme. /Gazeta10.  

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.