Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gastronomia paralajmëron kalimin në sistem të vetë-shërbimit, pasi s’ka punëtorë

Gazeta10
28 August 2022 - 19:00

Raporti: Bleona Dallaveraj

Trendit të ikjes së të rinjve drejt vendeve evropiane, pritet tu bashkohen edhe mësimdhënësit. Madje sipas drejtuesve të SBASHK-ut, ikja e madhe do të ndodh pas liberalizimit të vizave. Në telashe të mëdha është gastronomia, e cila ka paralajmëruar se do të kalojë në sistemin vetë-shërbyes, nëse nuk nis të bie trendi i largimit të fuqisë punëtore, shkruan Kanal10.

Përveç telasheve me greva dhe rrezikut që procesi mësimor të mos nis nga fillimi i shtatorit, institucionet arsimore mund të përballen edhe me mungesë të mësimdhënësve.

Paralajmërimi është dhënë nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës.

Kryetari i saj, Rrahman Jasharaj ka thënë se me liberalizimin e vizave, shumë mësimdhënës do ta lënë vendin e punës për të ikur drejt Evropës.

Me mungesë të punëtorëve, veçse ka nisur të përballet sektori i gastronomisë.

Kryetari i Odës Hotelerisë e Turizmit në Kosovë, Hysen Sogojeva vlerëson së nëse ky trend vazhdon, kafeteritë dhe gastronomia, do të kalojnë në sistemin vetë-shërbyes.

Tash e një kohë të gjatë Kosova po përballët me ikjen e punëtorëve jashtë vendit, derisa shumë kompani kanë filluar të ankohen për mungesë të fuqisë punëtore. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.