Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Gavi mund t’i bashkohet Chelseat

Gazeta10
13 April 2023 - 15:32

Chelsea është gati ta bëjë Gavin lojtarin më të paguar në radhët e veta. Interesimi i klubit anglez është i madh për ta transferuar futbollistin e Barcelonës.

“AS” ka bërë të ditur se Chelsea ka në plan ta marrë falas spanjollin dhe ta bëjë atë më të paguarin në skuadër. Gavi ka vazhduar kontratën deri në vitin 2026 me Barcelonën në shtator të vitit të kaluar.

Por për shkak të telasheve me kontratën e tij dhe regjistrimin për të luajtur në La Liga, Gavi mund të largohet nga Barcelona si lojtar i lirë.

Mesfushori 18-vjeçar në sezonin aktual ka shënuar dy gola dhe ka kontribuar me gjashtë asistime në 40 ndeshje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.