Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Gavrani ‘godet’ Konjufcën: Nuk i marrë seriozisht deklaratat e tij

Gazeta10
23 May 2023 - 21:34

Mimoza Gavrani ka thënë se nuk i merr seriozisht deklaratat e kryeparlemntarit Glauk Konjufca, transmeton Gazeta10.

Ky vlerësim i komentatorës politike vjen pas qëndrimit publik sot të Konjufcës i cili tha se roli i kryetarëve të komunave të veriut është i përcaktuar me Kushtetutë të Kosovës.

“Unë zakonisht nuk i marrë shumë serioze deklaratat e z.Konjufcës, përkundër autoritetit e pozitës së tij. Është po i njëjti që para një kohe jo shumë të gjatë, e quajti procesin e dialogut me disa kushte tjera dhe i tha “Mirupafshim”, një procesi që i gjithë QUINT-i dhe aletatët po provojnë ta vendosin në binarë të duhur, të krijojnë stabilitet mes Kosovës e Serbisë që po ka ndikim në gjithë rajonin. Është vetëm edhe një deklaratë e Konjufcës.”, u shpreh Gavrani në Politiko.

Teksa kritikoi qasjen e Kurtit, ajo i ka konsideruar të rëndësishme vizitat e kryeministrit Albin Kurti nëpër komunat veriore në mënyrë që t’i identifikojë nevojat e komuniteti serbë në atë pjesë të vendit./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.