
Mimoza Gavrani – komentatore politike, ka thënë se gjuha e përdorur sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës në mes të Deputetit të VV-së, Dimal Basha ndaj Rrahman Jasharajt është e patolerueshme.
Gavrani në Politiko, më tej ka deklaruar se është e padinjitetshme t’i quajnë kapriço rezistencën e mësimdhënësve, raporton Gazeta10.
“Më vjen keq, që zonja Fatime e potencoi si një kapriço. Më vjen keq që po debatojmë me mentalitetet të njerëzve të cilët rezistencën për prezencën e dinjitetshme të arsimtarëve sot e quajmë kaprico, duke e pasë parasysh aq më shumë duke e pasë parasysh rezistencën në vitet e 90’ta”, ka thënë ajo./Gazeta10.