
Në emisionin “Vera10”, sot studion e lajmeve e “pushtuan” gazetarët e Kanal 10 të cilat bëjnë një punë të palodhshme duke na informuar për të gjitha ngjarjet nga vendi.
Ani se njëra prej tyre është edhe moderatore e lajmeve qëndrore në Kanal 10, ato u sfiduan me një edicion ndryshe të lajmeve që jemi mësuar ti shohim, ato në këto lajme patën disa fjalë për udhëheqësit e televizionit.
Fjolla po ashtu na informoj për disa lajme të reja rreth drejtorit të Kanal10 Arben Ahmeti e Fidan Ramën.
“Drejtori i Kanal 10 Arben Ahmeti ka vendosur të mos duket më si model, ai ka nostagji për peshën që kishte para se të bëhet milionerë. Lakmi spo i merr as ortakit të tij Fidan Rama i cili vazhdimisht po poston fotografi në fitnes por nuk e dimë nëse i njejti më shumë po poston apo po ushtron”, ka thënë Fjolla Xheladini.
Ndërsa Genta nuk harroj të na informoj edhe për gazetarin e emisionit “Politiko”, Kushtrim Sadiku ku dha disa informacione për të.
“Zonja dhe zotëri kjo nuk është e tëra, mimikat e tij të cilat i ka specialitet në Politiko, Kushtrim Sadikut më nuk po i pëlqejnë, tash ka vendos mi relaksu analistat, deputetë por edhe vetën politika i ka ardh te huna”, ka thënë Genta Gashi.
Por Sara Aliu kësaj here pati disa “kritika” për kryeredaktorin e lajme të Kanal10, Naim Sadikun.
“Kryeredeaktori i lajmeve Naim Sadiku i cili vjen nga Vushtrria ka vendosur të mos nxehet më në qaj para se ti filloj specialet, ani se i pëlqejnë llugat por më shumë po i pëlqejnë edhe pushimet të cilat kohët e fundit që ja ka zgjatë shumë vetës”, ka thënë Sara Aliu.
E gazetarja Nita Shala foli për kryeredaktorin e portalit Bashmir Xhema, duke kërkuar më shumë tema nga Ferizaj, vendlindja e saj.
“E kryeredaktori i portalit Bashmir Xhemaj, Ferizajin spo na lenë të qojm përpara e vallahi nuk e kemi në men as ne Prizren të shkojmë e të trajtojmë tema”, ka thënë Nita Shala. /Gazeta10/