
Drejtori i përgjithshëm i Kanal 10 Arben Ahmeti ka reaguar në emisionin e tij “Adresa e Ankesave” për zhvillimet në raport me vendosjen e një paisje në veturën e gazetarit Vehbi Kajtazi.
Ahmeti ka thënë se ajo qe po e përjeton Kajtazi është e rëndë. Ai ka shtuar se liria ne Kosove ka vlerë të shtuar dhe se mediat e gazetarët nuk do heqin dorë nga ajo. Sipas tij edhe kjo përpjekje për kontroll ndaj medias do të dështoj dhe do të duket qesharake.
“Askush nuk dyshon dhe askujt nuk i shkon menja që kolegut tonë Vehbiu ose të gjithë kolegët e gjeneratës do të friksohen nga këto llojë veprime”, tha ai në Kanal10.
Ahmeti shton se që nga pas lufta të gjithë gazetarët janë përballur me situata të njëjta./Gazeta10