
Gazetari i transmetuesit publik, Bashkim Vishaj, sot ka mbetur i bllokuar në ashensor pasi është ndërprerë energjia elektrike.
Vishaj përmes një video të publikuar në Facebook, ka treguar tmerrin që ka përjetuar, raporton Gazeta10.
“Qito nuk ja du askujt, me mbet ne lift ne 37C, tmerr! Mos t’lashte Zoti pa kojshi”, ka shkruar gazetari, teksa në video dëgjohet dikush që tenton ta ndihmojë nga jashtë.
Reduktimet e e energjisë elektrike po vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme, ani pse KEK në një marrëveshje të nënshkruar para disa ditësh me KESH-in, tentuan t’i evitojnë ato. /Gazeta10