
Në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadiku, në një lidhje direkte gazetarja e Kanal10 Genta Gashi ka dhënë informacionet e fundit për situatën dhe atë që ka ndodhur gjatë orëve të fundit atje, duke përfshirë edhe ngujimin e rreth 40 gazetarëve një një kafiteri atje dhe tërheqjen e tyre pas rreth tri orësh.
Në një intervistë për gazetaren Gashi, gazetari Kosovë Gjoci përshkroi rastin e ngujimit të tyre në Zveçan duke thënë se janë provokuar nga serbë të maskuar të cilët kanë qëndruar në ballkone të shtëpive përreth.
Ai tutje foli edhe për momentin e sulmit të serbëve ndaj ushtarëve të KFOR-it duke thënë se në momentin e shpërthimit të incidentit ata janë detyruar të futen në një kafiteri.
“Janë hedhur gurë dhe mjete tjera në drejtim të lokalit ku ishim ne”, tha Gjoci.
Ai tutje tha se pronari i lokalit, një i ri serb iu ndihmoi që të largohen nga vendi i rrezikut. /Gazeta10/