Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Gazetari serb i krahason qëndrimet e LDK-së me ato të Vojislav Koshtinicës

Gazeta10
10 May 2023 - 20:58

Përderisa, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri tha se draft-statuti i 2 majit i Ekipit Menaxhues u prezantua edhe në vitin 2017, gazetari serb, Branislav Kërstiq e cilësoi këtë si një reagim të vonshëm të kësaj partie.

Duke qeshur e duke i kërkuar të mos e keqkuptoj, Kërstiq i tha Hazirit që LDK-ja i ngjanë me ish-presidentin serb, Vojislav Kostunica që në Serbi njihet për të qenurit i painformuar, shkruan Gazeta10.

Kryesia e LDK-së reagojnë ngadale dhe me vonesë. Kjo është përshtypja ime dhe Haziri s’më zë këto fjalë për keq. Kemi pas ngjarjet aktuale në vend këtu dhe LDK-ja më kujton Kushtunicën, ish-presidentin serb pas Millosheviqit, tash kjo në Serbi përdoret si sinonim me njerëzit e painformuar.”, tha ai në “Politiko”.

Haziri i është kundërpërgjigjur duke thënë se aktualisht janë në fokus të organizimit të brendshëm të LKD-së.

Natyrisht që Kërstiq e përcjellë jetën publike në Kosovë, por reagimet tona jo vetëm me prezantime publike në televizione e rrjete sociale, por ne jemi në fokus të organizimit të brendshëm, në kuadër të  përgatitjeve të mobilizimit që i kemi kushtuar rendësinë më të madhe gjatë kësaj kohe. Në dialog ne e kemi rolin tonë në Kuvend, Kurti e ka kriju qendrën e dialogut me një qendër të vetme që quhet Albin Kurti.”, deklaroi nënkryetari i LDK-së në Kanal10./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.