Gazeta10

Gazetari serb i zhgënjyer i drejtohet Kurtit: Ku je o bac, hajde flasim për serbët e Kosovës

Gazetari serb, Bransilav Kërstiq në emisionin “Politiko” ka shprehur një zhgënjim të madh për kryeministrin e vendit, Albin Kurtin të cilin e ka quajtur edhe ‘’reformatori im’’ duke folur për pritjet që kishte nga ai.

Kërstiq tha se nga Kurti nuk është vetëm i zhgënjyer por edhe i shqëtësuar për situatën që ka krijuar në veri, në atmosferën të cilën po detyrohet t’i rrisë fëmijët, shkruan Gazeta10.

Unë jam qytetar i zakonshëm i këtij shteti, kjo është arsyeja nuk kam asgjë kundër Kurtit. Ai është reformatori im. E kam pas një shpresë të madhe kur ka ardh në pushtet. Jo veç i zhgënjyer por edhe i shqetësuar. Jam duke jetuar në veri me fëmijët e mi, çfarë ardhmërie kanë fëmijët e mi atje në veri? Sepse Prishtina e ka dorën në procesin e destabilizimit të veriut. Çfarë atmosferë janë duke u rritë fëmijët e mi? Jam thjesht i shqetësuar.”, tha ai në Kanal10.

Tutje, ai ka pasur një kërkesë për kryeministrin Kurti që të mos shprehet se ka takuar serbët e veriut, por që nuk duan të fotografohen, duke e ftuar publikisht për takim.

Dhe thjesht kërkoj nga kryeministri im ku je o bac hajde flasim për atë bisedimin brenda komunitetit serb edhe deri ku kemi ardh, hajde. Ka dal Branislavi, Zdravko, nuk dëshirojnë foto, bac çka është kjo? Për mua është e papranueshme. Unë e di më pak se 15 njerëz që pranojnë me dal edhe me u fotografu edhe me Kurtin e me dal edhe para mediave, jo kemi pas takim suksesshëm, kemi pas takim jo suksesshëm, një proces shumë i gjatë. Faleminderit shumë nga kryeqeveria jonë. Ka njerëz, por nëqofse nuk kanë informata.”, tha ai./Gazeta10

NË FOKUS

IMG_1587
Kurti dhe Sveçla non grata – Sanksionet amerikane, Euronews Albania siguron dokumentin e SHBA-ve
Aksident
Pamje nga momenti i aksidentit të rëndë ku humbi jetën i riu në Skenderaj (VIDEO)
96121685371735-1
Lista Serbe i ka dy kushte për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme në veri
albin-kurti-1880x1254-1
Kurti thyen heshtjen, tregon mbështetjen e kujt e ka për ndërhyrjen në veri
351010595_641934294108306_3806447069936236755_n
LAJMI I FUNDIT: Shpërthim i fuqishëm në veri të Mitrovicës
behtiri e matoshi
‘’Mshele atë qene*’’- Eskalon debati mes Bahtirit e Matoshit: Çfarë gjaku ki ti, kallxom?
vvvv
"Mua s'më intereson Serbia, jam kosovar sikur ju" - Kërstiq me tone të ashpëra ndaj Mujës
kushtrimi
Sadiku për deklaratat e Escobarit: Nëse Kurti s’vepron, pritet gjithçka - përfshirë edhe rrëzimin e tij