Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Gazetari serb: Kurti e Vuçiq martesën s’e kanë kuptuar, hale shkojnë me dashnore

Gazeta10
22 June 2023 - 22:27

Gazetari serb, Bransilav Kërstiq, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq edhe pse janë të ‘martuar’, ende shkojnë me dashnore.

Kërstiq ka thënë se ata edhe pse u martuan në Ohër, po vazhdojnë të marrin vendime të njëanshme.

“E kemi pasur martesën në Ohër, për të cilat të dyjat janë dakorduar me dy po. Bile kryeministri ynë (Kurti) ka deshtë me nënshkru por ai diktatori se ka deshtë. Ata atë martesën e kanë kuptu, po hale shkojnë me dashnore, me ato vendime të njëanshme edhe Kurti edhe Vuçiqi. Sot jam tepër i kënaqur kur kthehem ata dy liderat dy jo populliste një diktator mafioz dhe një diktator ultranacionalist (Kurti), me siguri që është.’’, deklaroi ai në “Politiko’’.

Ai ka shpjeguar më tutje se përse po e quan Kurtin diktator ultranacionalist, duke theksuar edhe rastin e Klan Kosovës ai ka thënë se jemi në ‘’fillim të një diktature’’./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.