Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gazetarja e RTK-së: Distancohem nga lajmi i mbrëmshëm

Gazeta10
23 Korrik 2024 - 14:34

Fitore Rexhepi është gazetarja e radhës e Radiotelevizionit të Kosovës që është distancuar nga sulmi i transmetuesit publik naj mediave në vend.

Ajo ka thënë se distancohet nga lajmi i publikuar mbrëmë.

“Si gazetare e TV publik, në çdo pyetje që bëj ndaj secilit politikan, kam parasysh interesat e çdo qytetari që paguan taksat për këtë televizion. Jam gazetare e TV publik por jam kolege e secilit gazetar në Kosovë. Distancohem nga lajmi i mbrëmshëm, por ky reagim publik nuk është një akt guximi – në RTK gjithmonë ka vend për zëra të ndryshëm. Shpresoj që këta zëra të dëgjohen edhe në mediat e tjera, në mënyrë që të triumfojë demokracia dhe liria e secilit gazetar, qoftë nga politika apo nga grupet e tjera të interesit!” – ka shkruar Rexhepi.

Më herët, edhe dy redaktorë të RTK-së u distancuan publikisht nga veprimi i mbrëmshëm i mediumit, ku citonte një medium jokredibil boshnjak përmes raportimit të së cilit sulmoheshin Nacionale e Periskopi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.