
Gazetarja e Kanal10, Blerina Mustafa ka raportuar nga Buroja e Skenderajt, përkatësisht nga shtëpia e ish-presidentit Hashim Thaçi, në ditën kur në Hagë pritet të shpallet aktgjykimi për katërshen e UÇK-së.
Mustafa ka treguar se në shtëpinë e Thaçit aktualisht ndodhen dy nipat e tij, ndërsa nuk ka marrë konfirmim nëse aty ndodhet edhe nëna e ish-presidentit.
Sipas informacionit që gazetarja ka siguruar nga familjarët, nëna e Hashim Thaçit nuk është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po e pret me emocione të mëdha vendimin që pritet të shpallet në Hagë.
“Në shtëpinë e Hashim Thaçit po qëndrojnë vetëm dy nipat e tij. Ne e kemi pyetur se a ndodhet edhe nëna e tij në shtëpi, por të njëjtit nuk na kanë treguar. I vetmi informacion që kemi arritur të sigurojmë nga ata është që nëna e Thaçit nuk është në një gjendje të mirë shëndetësore”, tha Mustafa./Gazeta10