Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gazetat britanike dhe amerikane për Thaçin: Vizitoi varrin e babait pasi Haga s’e lejoi të marrë pjesë në varrim

Gazeta10
22 March 2025 - 11:32

Vizita e ish-presidentit Hashim Thaçi në Kosovë pas vdekjes së babait të tij Haxhi Thaçi, ka marrë vëmendjen edhe të mediave të huaja, atyre britanike e amerikane.

Prestigjiozja “The Independent” ka raportuar për kthimin e Thaçit në Kosovë, duke shkruar për vizitën tek varri i babait në Burojë të Skenderajt.

“Ish-presidenti i Kosovës Thaçi, viziton varrin e babait pasi gjykata e Hagës nuk e lejoi atë të marrë pjesë në varrim”, shkruan “The Independent”.

Për këtë ka raportuar edhe medium amerikan “The Washington Times”, duke shkruar gjithahstu se Thaçi s’është lejuar nga Haga që të marrë pjesë në varrimin e babait të tij të martën./GE

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.