Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Gerrard rrezikon stolin, ndeshja ndaj Chelsea mund të jetë vendimtare

Gazeta10
14 October 2022 - 10:58

Aston Villa është futur në një periudhë krize, e cila kulmoi me barazimin ndaj Nottingham Forest më 10 tetor në mbrëmje, raporton Gazeta10.

Klubi anglez e ka menduar të ardhmen e Steven Gerrard disa javë më parë, i cili tani duket se është rikthyer përsëri në diskutime, pavarësisht se është i pamposhtur për katër ndeshje radhazi.

“Footmercato”, shtron pyetjen se edhe sa kohë do t’i jepet trajnerit anglez, i cili aktualisht ndodhet në vendin e 16-të, tre pikë nga zona e rënies dhe me nëntë pikë të grumbulluara në po aq ndeshje.

Sfida kundër Chelsea në 16 tetor për Gerrard do të jetë një ditë gjykimi./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.