
Ende pa u konfirmar mirë ngjarjet në Poloni, ka reaguar kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla. Ajo me anë të një postimi në Twitter ka thënë se Kosova qëndron me Poloninë kundër regjimit të Putinit.
Ky i fundit, sipas Gërvallës duhet të ndalet para se ai ta sjellin luftën në të gjithë Evropën.
“Ne vajtojmë humbjen e jetëve të pafajshme polake që janë vrarë nga raketat ruse. Mendimet tona janë me familjet, Kosova qëndron me Poloninë kundër regjimit të Putinit. BE duhet të veprojë shumë më të vendosur për të ndaluar Putinin përpara se ai dhe përfaqësuesit e tij të sjellin luftë në të gjithë kontinentin”, ka shkruar ajo.
We mourn the loss of innocent Polish lives who have been killed by Russian rockets.
Our thoughts are with the families, 🇽🇰 stands with 🇵🇱 against Putin's regime.
🇪🇺 has to act much more determined to stop Putin before he and his proxies bring war over the whole continent.— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) November 15, 2022