Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gërvalla merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë, në fokus politika e jashtme dhe ekonomia

Gazeta10
01 March 2024 - 11:28

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, po merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë.

Në kuadër të forumit që mbledh udhëheqës të shteteve, Ministra të Punëve të Jashtme, diplomatë, biznesmenë dhe ekspertë të fushave të ndryshme, Ministrja Gërvalla do të realizojë takime bilaterale me homologë të saj si dhe përfaqësues organizatash të ndryshme ndërkombëtare.

“Në fokus të takimeve do të jetë bashkëpunimi në politikën e jashtme, ekonomi dhe investime strategjike”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
07 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.