Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Kamberi: Koalicioni mori 10 mandate, dolëm të parët

Gazeta10
08 November 2026 - 23:16

Koalicioni Shqiptar, i udhëhequr nga Enkel Rexhepi, ka dalë i pari në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar, që u mbajtën sot në Serbi.

Sipas rezultateve preliminare të bëra të ditura nga Shaip Kamberi, bartës i listës, lista me numër 3 ka siguruar gjithsej 4 mijë e 769 vota, të cilat përkthehen në 10 nga 29 mandatet në Këshillin Kombëtar Shqiptar.

Kamberi ka falënderuar qytetarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës për pjesëmarrjen në votime dhe për besimin e dhënë ndaj koalicionit.

Ai ka bërë të ditur se menjëherë do të nisin bisedimet me listat e tjera, me synimin për konstituimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Sipas Kamberit, ky institucion ka për detyrë të përfaqësojë të gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës, duke u angazhuar për arsimin në gjuhën shqipe, kulturën dhe përdorimin e shqipes në institucione.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.