Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Nga nesër greva ndërpret qarkullimin e trenave, deri në “normalizimin e situatës”, Trainkos del me njoftim

Gazeta10
08 November 2026 - 20:01

Ndërmarrja Publike Trainkos ka njoftuar se më 9 nëntor 2026 mund të ketë ndërprerje të qarkullimit të trenave, për shkak të grevës së paralajmëruar nga organizatat sindikale të Infrakos, menaxherit të infrastrukturës hekurudhore.

Sipas njoftimit, treni nr. 4201, i cili niset nga Prishtina në orën 07:50, do ta ndërpresë qarkullimin në Fushë Kosovë, pasi Infrakos do të ndalojë ofrimin e shërbimeve në orën 08:00.

Pas këtij treni, të gjithë trenat e tjerë do të ndalojnë qarkullimin deri në normalizimin e situatës. Trainkos ka kërkuar mirëkuptimin e udhëtarëve, duke theksuar se situata është jashtë mundësive të saj operative dhe se do të angazhohet për rikthimin e shërbimeve sa më parë që të krijohen kushtet. Ndërmarrja ka bërë të ditur se për çdo ndryshim tjetër do t’i njoftojë udhëtarët me kohë.

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM PËR UDHËTARËT

Ndërmarrja Publike Trainkos Sh.A. njofton udhëtarët se, bazuar në njoftimet për grevë të organizatave sindikale të Infrakos (menaxheri i infrastrukturës), më 9 nëntor 2026 mund të ketë ndryshime në qarkullimin e trenave:

• Treni nr. 4201, i cili niset nga Prishtina në orën 07:50, do të ndërpresë qarkullimin në Fushë Kosovë, pasi në orën 08:00 Infrakos ndalon ofrimin e shërbimeve ndaj nesh si klient i tyre.

• Pas këtij treni, për shkak të ndërprerjes së shërbimeve infrastrukturore, të gjithë trenat e tjerë do të pushojnë së qarkulluari deri në normalizimin e situatës.

Trainkos Sh.A. kërkon mirëkuptimin e të gjithë udhëtarëve për këtë situatë të krijuar jashtë mundësive tona operative dhe rikonfirmon përkushtimin e saj për rikthimin e shërbimeve të transportit hekurudhor sa më parë që të krijohen kushtet. Për çdo ndryshim tjetër do t’ju njoftojmë me kohë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
08 November 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.