
Gjatë javës së ardhshme moti mbi vendin tonë do të karakterizohet me vranësira të shpeshta, intervale diellore dhe reshje të herëpashershme shiu.
Në orët e mëngjesit në shumë zona pritet paraqitje e mjegullës, kryesisht ditën e hënë dhe të martë.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 9 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 11 deri në 19 gradë Celsius.
Nga mesi i javës pritet rritje graduale e temperaturave. Kushtet biometeorologjike do të jenë të ndryshueshme, ndërsa lagështia e shtuar mund të ndikojë te personat e ndjeshëm.
E hënë:
Mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu. Në mëngjes në shumë zona parashikohet të ketë mjegull në orët e hershme të mëngjesit. Temperaturat minimale do të variojnë nga 1 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 6-11 gradë Celsius. Era do të fryjë nga juglindja me shpejtësi 1-4 metra për sekondë.
E martë:
Mot me vranësira të shpërndara dhe me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 9-14 gradë Celsius. Era do të fryjë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-3 metra për sekondë.
E mërkurë:
Mot i vranët dhe me intervale diellore. Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin reshje shiu. Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 2-5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 11-15 gradë Celsius. Era do të fryjë nga juglindja me shpejtësi 1-4 metra për sekondë.
E enjte:
Mot i vranët dhe me intervale diellore. Temperaturat do të shënojnë rritje, ku minimalja do të jetë 2-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalja do të lëvizë ndërmjet 15-19 gradë Celsius. Era do të fryjë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-3 metra për sekondë.
E premte:
Mot i vranët vende-vende me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-9 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale ndërmjet 15-19 gradë Celsius. Era do të fryjë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-3 metra për sekondë, thuhet në raportin e parashikimit të motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Gjatë kësaj jave, kushtet biometeorologjike do të jenë të ndryshueshme, si pasojë e vranësirave, reshjeve të herëpashershme të shiut dhe mjegullës në orët e mëngjesit.