
Policia e Kosovës ka arrestuar një 23-vjeçar të dyshuar për kryerjen e shtatë rasteve të vjedhjeve në Prishtinë.
Sipas njoftimit të Policisë, arrestimi i personit me inicialet V.H., shtetas i Kosovës, është bërë nga Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, pas një pune hetimore dhe operacionale. Pas intervistimit dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë:
Arrestohet personi i dyshuar për disa vjedhje në Prishtinë
Prishtinë, 08 nëntor 2026 – Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit pas një pune intensive hetimore dhe operacionale, ka arritur të arrestojë një person të dyshuar për kryerjen e 7 rasteve të vjedhjeve në Prishtinë.
Puna e zyrtarëve policorë ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit:
• V.H, 23 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës.
Pas intervistimit të personit të dyshuar, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është dërguar në mbajtje.