Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gërvalla mohon se ka kërkuar largimin e Rohdes: Sa e pavërtetë aq edhe absurde

Gazeta10
20 February 2024 - 14:05

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka reaguar pas disa raportimeve se ajo ka kërkuar tërheqjen e ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.

Gërvalla tha se pretendimi se ka kërkuar largimin e Rohdes është sa i pavërtetë, aq edhe absurd.

“Është në vazhdën e fushatave dhe sulmeve të përditshme ndaj meje dhe institucionit që drejtoj”, shkroi Gërvalla në Facebook.

Më tej, ajo ka përdorur edhe ironinë, duke thënë se nuk duhet të befasohet askush kur të lexojnë që ajo ka kërkuar edhe shkarkimin e Kancelarit Scholz dhe homologes së saj, Baerbock.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
07 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.