Gazeta10

Gërvalla në Samitin për Demokraci flet për vrasjen e babait të saj

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla në panelin “Media and Freedom”, të Samitit të Demokracisë, ka folur për vrasjen e babait të saj, Jusuf Gërvalla, nga shërbimi sekret jugosllav, i dominuar nga Serbia.

Gërvalla tha se edhe në vitin 2022, në televizionin serb të kontrolluar nga qeveria, një ish-agjent, sipas saj, përgjegjës për planifikimin e atyre vrasjeve, krenohet për vrasjen e babait të saj dhe vrasjeve të tilla

“Ky është realiteti në Serbi, Evropë, në vitet 2022 dhe 2023 dhe është e rëndësishme ta njohim këtë realitet. E përmend këtë për të treguar se nuk është çështja tek fjalët e bukura apo tek qëllimet abstrakte, por kërcënimi për lirinë, demokracinë dhe mediat e lira është real”, është shprehur Gërvalla.

E para e MPJ-së tha se njëjtë si Putini sot në Ukrainë, në vitin 1999 ka bërë edhe Serbia kundër Kosovës, duke u përpjekur që popullatën shqiptare ta debojë nga vendi.

“Ministër serb i informacionit – pra i lajmeve të rreme dhe gënjeshtrave – gjatë periudhës së gjenocidit ishte Vuçiçi. Sot, Kosova është një vend i pavarur dhe ne jemi duke strehuar gazetarë ukrainas”.

“Iu ndihmuam të krijojnë një qendër të fuqishme të gazetarisë dhe në të njëjtën kohë një qendër të fuqishme për të luftuar lajmet e rreme që lidhen me Ukrainën dhe Rusinë. Pasi që kjo iniciativë u tregua e suksesshme, tani jemi duke strehuar edhe gazetarë afganë”, tha Gërvalla.

NË FOKUS

MURIC
Ekskluzive: Kanal10 siguron pamjet – Muric, Zhegrova e Muslija ishin në një nga lokalet e kryeqytetit
mjek
Ndërron jetë kirurgu i njohur kosovar
IMG_9902
Nimani: Koalicioni ynë do të jetë befasia e zgjedhjeve, sipas sondazheve do t’i marrim 15 për qind – Na janë bashkuar 300 profesorë
vdess
Vdes aktori i njohur në moshën 63 vjeçare
Saranda-Bogujevci-dhe-Albulena-Haxhiu
Bogujevci ia ndalë mikrofonin Haxhiut, ajo e lëshon sallën e Kuvendit: Ndaljani fjalën
image-26-600x360
Dalin pamjet e arrestimit të katër serbëve që ofenduan dhe sulmuan policinë në Veri
meritoni
“Ishim në të njëjtën makinë”, Milaim Zeka jep informacione për gjendjen e Meriton Mjekiqit
Klinika-e-Onkologjise
Qytetarët me kancer dhe sëmundje të rënda kronike ndihmohen me 250 euro në muaj