Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gërvalla në SHBA takon homologun e saj të Kuvajtit

Gazeta10
18 September 2022 - 19:48

Ministrja e Punë të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla është takuar sot me ministrin e Punëve të Jashtme të Kuvajtit, AL-Sabah ku diskutuan për marrëdhëniet bilatera dhe rajonale.

Siç njofton MPJ-ja, në këtë takim, ministrja Gërvalla theksoi se Republika e Kosovës dhe Shteti i Kuvajtit qëndrojnë së bashku, përballë këtyre sfidave, në krah të aleatëve të përbashkët, shkruan Gazeta10.

“Ministrja Gërvalla-Schwarz po qëndron në Nju Jork, ku në margjina të edicionit të 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (UNGA) do të takojë homologë të saj dhe përfaqësues organizatash të ndryshme ndërkombëtare nga vende të ndryshme të botës, me të cilët do të diskutojë për të arriturat e Kosovës, forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare, dialogun mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, qasjen e Serbisë ndaj zhvillimeve rajonale dhe për rreziqe që i kanosen rajonit dhe Evropës pas agresionit ushtarak të Federatës Ruse në Ukrainë”, thuhet në njoftimin e MPJ-së./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.