Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Gërvalla për Asociacionin: Këto janë dy vijat e kuqe që kurrë s’do shkelen

Gazeta10
20 April 2023 - 22:45

“Vijat e kuqe për Asociacionin janë cenimi i sovranitetit, si dhe cenimi i funksionalitetit të Republikës së Kosovës. Këto janë dy pika që në asnjë format të bisedimeve me ndërkombëtarët nuk do të lejojmë të shkelen”, deklaroi ministrja Donika Gërvalla.

Ajo më tej shtoi se nuk ka asnjë zotim të institucioneve të Kosovës në zbatimin e asociacionit me ato elemente ekzekutive që cenojnë funksionalitetin e shtetit.

Përkundrazi, sipas saj, ka një zotim për të gjetur një format, ku do të mund të organizoheshin Komunat me Shumicë Serbe, që nuk cenojnë sovranitetin e funksionalitetin e vendit, ngase “këto janë parakushte që kemi hyrë në negociata”.

Kurse për 5 shtetet mosnjohëse të shtetit, ministrja Gërvalla tha se askush nuk mund të garantojë në arritjen e njohjeve nga ana e tyre, sepse ato janë shtete sovrane, por që, garantoi përpjekjet e saj maksimale për arritjen e njohjeve nga, të paktën, të 4 shteteve që janë anëtare të NATO-s. /rtk

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.