Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gërvalla për KiE: Mbetet ende punë për t’u bërë ndoshta për në maj, ndoshta për dikur tjetër

Gazeta10
25 Prill 2024 - 12:59

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla më në fund ka falenderuar edhe opozitën për punën e bërë drejt votimit të suksesshëm në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, megjithatë, ka lënë të kuptohet se votimi kryesor mund të bëhet në një moment tjetër, e jo në maj.

Në Kuvendin e Kosovës, ajo të enjten fillimisht tha:

“(Falenderimi) I drejtohet edhe të gjithë delegacionit të Kuvendit të Kosovës, më lejoni t’i përmend t’i falenderoj me emër një nga një, Arben Gashi i LDK-së, Enis Garvan i grupit të deputetëve, Ariana Shsohi – Musliu e PDK-së, dhe Besnik Thairi i AAK-së, ju falenderoj për bshkëpunimin e mirë, të frytshëm dhe përkushtimin tuaj për realizimin e këtij përkushtimi kaq të rëndësishëm”.

Gërvalla tutje u shpreh se mbetet punë, “ndoshta për në maj, ndoshta për një moment tjetër”.

“Mbetet ende punë për të bërë, ndoshta deri në maj, por ndoshta edhe në një moment tjetër, e rëndësishme është që vota prej 82 për qind është konfirmim i fuqishëm që Kosova është një shtet me demokraci të konsoliduar.” – u shpreh Gërvalla.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.