Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

‘’Gërvalla s’ka kapacitet me kuptu’’ – Tensionohet debati Canaj – Hajdari: Kemi fat të keq si shtet

Gazeta10
20 June 2023 - 21:50

Ushtrimi i rolit të ministres së Jashtme nga Donika Gërvalla, po shihet si i mangët nga dikush, duke pasur parasysh situatën në të cilën po ndodhet vendi, ku shumë nga aleatët ia kanë ‘’kthyer’’ kurrizin Kosovës, raporton Gazeta10.

Fillimisht, ish-diplomati, Blerim Canaj ishte ai që e vlerësoi me një notë të dobët punën e Gërvallës, duke thënë se ajo nuk e kupton problemin që kemi për prishjen e marrëdhënieve me aleatët, sepse nuk ka kapacitet.

‘’Unë jam shumë i sigurt që ajo as nuk e kupton problemin. S’ka kapacitet ajo për me kuptu atë. Tash e kemi fatin e keq si shtet, kur e paramendojë ministrat e Jashtëm që kanë qenë e çka kem tash. A e din për çka je tu fol oj Fatime, je tu fol për mësuesen e muzikës. Kjo është personale. Unë nuk fola për ty. Jam njeri më i lumtur që nuk jam në atë institucion. Kjo nuk është e vërtetë. Po, po qata i kemi punët qashtu qysh i kemi.’’, tha Canaj gjatë debatit në “Politiko”.

Lidhur me këtë reagoi, komentatorja politike, Fatime Hajdari e cila tha se ka një tendencë për të degraduar gratë që kanë pozita të rëndësishme në shoqëri.

‘’Pajtona që është ngritje niveli. Krejt temë e parëndësishme, kemi njerëz që e kanë përfunduar diplomacinë edhe s’kanë lidhje me të. Zonja është e përgatitur tepër shumë, e mirë në punën që bënë. Nëse dikush këtu për shkak pensionimit politik nga kjo klasë politike e vuan ende pasojën ne nuk jemi ata që trajtojmë dilema e pasoja të tilla. Sikur kjo për Gërvallën, duhet të mësoni ta respektoni çdo grua. Zonja në fjalë është e përgatitur shumë. Sulmi që i bëhet në këtë shoqëri secilës grua është i neveritshëm. Ka një tendencë degraduese sa herë që flitet për një grua në një pozicion të rëndësishme. Ajo po na përfaqëson jashtëzakonisht mirë.’’, tha ajo gjatë debatit./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.