
Në nderim të viktimave të gjenocidit në Kosovë, sonte para lapidarit “Shokët e Lirisë” janë ndezur qirinj nga qytetarë dhe aktivistë të shumtë.
Në këtë aktivitet që u organizua nga Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” dhe u përkrah nga shoqatat lokale “Krimet e Luftës – Gjakova 98′-99′” dhe “Thirrjet e Nënave”, mori pjesë edhe kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini.
Ky i fundit, mes tjerash, ka thënë së ajo që ka ndodhur në vendin tonë gjatë luftës së fundit nuk duhet harruar asnjë herë, por përkundrazi duhet të kujtohet e të gjitha viktimat duhet të nderohen sa herë që të jetë e mundur.