Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

“Gjallë e kemi UÇK-në e Adem Jasharin – Xhafer Ahmetaj këndon live këngën që u bë virale gjatë sulmit në veri

Gazeta10
27 September 2023 - 23:54

Në emisionin “Gallatë”, me Arben Ahmetin, rapsodi i njohur Xhafer Ahmetaj ka kënduar live këngën virale kushtuar dëshmorëve të Dukagjinit, këngë kjo e cila është bërë virale ditëve të fundit pas sulmit të terroristëve serb në veri.

Pas interpretimit live këngëtari Ahmetaj shprehu emocionet që kishte pasi pa videon e policëve të Njësisë Speciale duke e dëgjuar këngën e tij gjatë rrugës për veri, në ditën e sulmit terrorist nga serbët.

Ahmetaj tha që pasi pa videon që ishte publikuar nga Kanal 10 u befasuar dhe mori shumë telefonata nga miqtë e tij. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.