
Gjashtë qytetarë kanë raportuar se veturat e tyre janë dëmtuar nga plumbat qorr në qytete të ndryshme në vend, raporton Gazeta10.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Gjilan, Prizren dhe në rajonin e Pejës.
Rastet janë duke u hetuar nga Policia e Kosovës./Gazeta10