Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gjenden 3 automjete të vjedhura në Kurbin e Krujë të Shqipërisë, do përdoreshin për krime

Gazeta10
15 November 2026 - 11:04

Policia e Fierit ka finalizuar fazën e dytë të operacionit të koduar “Hijet e Natës”, në kuadër të të cilit janë gjetur dhe sekuestruar tre automjete të vjedhura, si dhe sende të tjera që dyshohet se janë përdorur për kryerjen e vjedhjeve.

Sipas policisë, dy prej automjeteve janë vjedhur më 13 nëntor 2026, në Mallakastër, ndërsa automjeti i tretë është vjedhur më 13 shtator 2026, në Divjakë.

Mjetet janë gjetur në zonën e Fushë-Mamurrasit, në Kurbin, dhe në Borizanë, në Krujë.

Nga hetimet dyshohet se automjetet do të përdoreshin për kryerjen e ngjarjeve kriminale.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.