
Policia ka arrestuar tre persona dhe ka proceduar penalisht 18 të tjerë për veprime të kundërligjshme të kryera gjatë tubimit të zhvilluar dje në Tiranë.
Sipas policisë, njëkohësisht janë vendosur 44 masa administrative në bazë të Aktit Normativ, prej të cilave dy në vlerën 500 mijë lekë secila, ndërsa në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nën drejtimin e Prokurorisë, janë dokumentuar akte dhune dhe veprime të paligjshme.
Të arrestuarit janë E.K., 33 vjeç, i dyshuar për dëmtimin e trafikndarësve dhe thyerjen e stendave të reklamave në rrugën “Muhamet Gjollesha”; I.R., 23 vjeç, i cili gjatë shoqërimit në komisariat ka goditur një punonjës policie për shkak të detyrës; Një i mitur, 15 vjeç, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e rendit dhe e qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Mosbindja ndaj urdhrave të punonjësit të rendit publik”, shkrua rtsh.