Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Gjenden mbetje mortore të gjashtë personave në Prekaz

Gazeta10
24 November 2023 - 17:29

Në Prekaz të Poshtëm, janë gjetur mbetje mortore të gjashtë personave, që dyshohen se i përkasin luftës së fundit në Kosovë.

Sipas njoftimit të Policisë, mbetjet mortore dyshohen se i përkasin trupave të zhdukur gjatë luftës së fundit. Më 9 nëntor janë gjetur skelete të tre trupave, ndërsa gjatë gërmimeve në atë lokacion ditëve në vijim janë hasur gjetje edhe të tre personave të tjerë.

“Më 9 nëntor 2023 janë gjetur skelete të tre trupave. Hulumtimet kanë vazhduar edhe ditëve në vazhdim, kështu me 20, 21 dhe 24 nëntor 2023 janë hasur gjetje edhe të tre personave të tjerë. Pra, gjatë gërmimeve në këtë lokacion janë gjetur dhe më pas janë tërhequr nga ekipet e Institutit të Mjekësisë Ligjore gjithsej trupa (gjetje eshtërore) të gjashtë personave që dyshohet të jenë trupa të zhdukur gjatë luftës së fundit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.