Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Gjenden mbetje mortore të një personi në lagjen Mati në Prishtinë

Gazeta10
05 October 2023 - 16:50

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se në Mat janë gjetur dhe zhvarrosur mbetje mortore të një individi, që mund të jetë në Listën e Personave të Zhdukur.

“Krahas vazhdimit të gërmimeve në lokacionin në Bishtazhin edhe sot gjatë ditës, ekipet e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur,  Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, janë rikthyer edhe në lokacionin e varrezave në lagjen Mat/Matiqan, Prishtinë.

Pas disa orë gërmimeve, bazuar në informatat plotësuese, në lokacionin në Mat janë gjetur dhe zhvarrosur mbetjet mortore (eshtrat) të një individi, që mund te jetë në Listën e Personave të Zhdukur. Gërmimet e realizuara sot, janë vazhdimësi e gërmimeve të realizuara gjatë muajit Maj në këtë lokacion që po ashtu kishin rezultuar me gjetjen dhe zhvarrosjen e mbetjeve mortore të një viktime të luftës.”

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.