Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gjendet e vdekur një 76-vjeçare në banesën e saj në Mitrovicë, policia nis hetimet

Gazeta10
16 July 2026 - 16:23

Një grua rreth 76-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në Mitrovicë të Jugut.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se policia ka nisur hetimet për vdekjen e saj.

“Në orët e paradites së sotme në Mitrovicën e Jugut është raportuar se në banesën e saj është gjetur pa shenja jete një femër, rreth 76 vjeç. Njësitë përkatëse policore, kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit kompetent është iniciuar rasti Hetim mbi vdekjen, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion”./GE

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.