
Një grua është gjetur e vdekur në Prizren në banesën e saj.
Sipas njoftimit në raportin 24-orësh të Policisë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar.