Një punëtore e KEDS-it është gjetur e vdekur në vendin e saj të punës.
Lajmin për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësi Viktor Buzhala.
“Po, ka ndodhur rasti. Shenjat janë që ka qenë natyrore, por ne i kemi ftuar organet kompetente ekipet mjekësore dhe mjekësinë ligjore” -tha Buzhala.
Gazeta10 ka kontaktuar edhe me policinë por deri më tani nuk ka marrë ndonjë përgjigje.
Siç u raportua viktima është e moshës 59 vjeçarja dhe është gjetur pa shenja jete në zyre nga një kolege./Gazeta10