Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gjendet i vdekur një 53-vjeçar në një ordinancë dentare në Prizren, dyshohet për vetëvrasje

Gazeta10
17 January 2024 - 13:08

Një person i moshës 53-vjeçare është gjetur i vdekur brenda një ordinance dentare në Prizren. Sipas Policisë, dyshohet se i njëjti ka kryer vetëvrasje me varje.

Rastin për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Sot rreth orës 10.37 është pranuar informata se në ordinancën dentare ,, Kiseri dent” e cila gjendet në sheshin Shatërvan, në Prizren, është gjet një person për të cilin dyshohet se ka kryer vetvrasje me varje. Nga mjekët e emergjencës është konstatuar vdekja e viktimës. Patrulla policore ka bërë sigurimin e vendit ngjarjes, në vendngjarje kanë dalë hetuesit dhe hetuesit e vendit të ngjarjes (forenzika) nga Sektori Rajonal i Hetimeve. Viktima është A.K. viti i lindjes 1970, mashkull. Pas përfundimit të kqyrjes së vendit të ngjarjes, me urdhër të prokurorit trupi I pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”.”, ka thënë Bytyqi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.